Dhurata Hoxha

Dhurata Hoxha është emëruar Ministre e Drejtësisë në korrik 2016. Para se të emërohej në pozitën aktuale, znj. Hoxha ishte Këshilltare Politike e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, ku përgjegjësitë e saj mbulonin politikat e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

 

Në vitin 2008, ka përfunduar studimet master në Georgetown University në Washington DC, në departamentin e Studimeve të Sigurisë, me koncentrim në sigurinë ndërkombëtare.

 

Ndërsa në vitin 2004 ka përfunduar studimet e saj universitare në Graceland University, Ajova, SHBA, ku diplomoi në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike me nderime të larta.

Znj. Hoxha është anëtare e Kryesisë qendrore të PDK-së, si dhe e Kryesisë së PDK-së dega Prishtinë. Gjithashtu, ka qenë Këshilltare e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi, në të cilën pozitë ka qenë e emëruar që nga marsi 2011 – Dhjetor 2015. Përgjegjësitë e saj kryesore kanë qenë në fushën e sigurisë kombëtare si dhe sundimit të ligjit.

 Ajo gjithashtu ka udhëhequr procesin e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë dhe ka koordinuar procesin me institucionet përkatëse. Në këtë pozitë, znj. Hoxha ka udhëhequr dhe grupin ndërministror për drejtësinë tranzicionale, dhe ka vënë bazat e funksionimit të këtij grupi. Dhurata në emër të ZKM, gjithashtu ka udhëhequr dhe koordinuar procesin e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, dhe shumë procese të tjera të rëndësishme. 

Përvoja e Znj. Hoxha përfshinë edhe këshilltare e Ministrit të Punëve të Brendshme që nga tetori 2008 – mars 2011. Ndërsa në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Dhurata ka kontribuar në hartimin e legjislacionit kyç të sigurisë, duke përfshirë edhe strategjitë kryesore të sektorit të sigurisë.

Dhurata që nga viti 1999, ka punuar edhe në  Zyrën amerikane (tani Ambasada e SHBA) në Prishtinë në seksionin politik. Ka punuar edhe në Ambasadën Britanike si Menaxhere e projekeve, si dhe në OSBE dhe UNDP.

Që nga viti 2008, Znj. Hoxha ka qenë gjithashtu profesoreshë në  kolegjin ESLG dhe Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK), ku ajo ka ligjëruar lëndët si Terrorizmi dhe Dhuna Politike; Feja dhe Globalizimi, Politika dhe Politikat Publike; Etika në Marëdhëniet Ndërkombëtare, dhe Vlerat dhe Politikat Publike.  Ajo ka qenë gjithashtu e përfshirë në shumë projekte si konsulente.

Dhurata Hoxha është një kuadër i ri profesional i edukuar në SHBA, me ekspertizë në sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo është anëtare e Women in International Security (WIIS) me seli në Washington DC. Interesi i saj hulumtues dhe kërkimor përfshin sigurinë ndërkombëtare dhe kombëtare, kërcënimet globale nga terrorizmi, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë, si dhe sigurinë e energjisë.


Dhurata është nga Mitrovica, dhe jeton në Prishtinë me bashkëshortin Visarin dhe dy fëmijët e tyre Malin dhe Hanën

Arkivi i Lajmeve

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Ministria e Drejtësisë në:

KOSOVO IN UNESCO