SHËRBIMI SPROVUES I KOSOVËS (SHSK)

Historiku

SHSK filloi punën me 02. Dhjetor, 2002, si pilot projekt në Prishtinë, nën kompetencat e Divizionit të Menaxhimit Penal/Departamentit të Drejtësisë (shtylla e I-rë e UNMIK-ut).

Me rregulloren e UNMIK-ut 2006/26, të datës 27 Prill 2006, kompetencat për Shërbimin Sprovues të Kosovës - SHSK  nga Departamenti i Drejtësisë, kanë kaluar në Ministrinë e Drejtësisë.

Veprimtaria e Shërbimit Sprovues

Shërbimi Sprovues është organ qendror i administratës shtetërore në vartësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe është përgjegjës për kryerjen e punëve lidhur me:

•    organizimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e ekzekutimit të dënimeve alternative dhe të riintegrimit shqëror të personave të dënuar (punët sprovuese);
•    përgatitjen e anketës sociale dhe raportet parandëshkuese për kryerësit e veprave penale;
•    vlerësimin e rrezikut kriminogjen dhe për caktimin e nevojave për trajtim të kryesve të veprave penale;
•    ekzekutimin e masave te diversitetit dhe masave edukative për te mitur;
•    mbikëqyrjen dhe ndihmën ndaj personave të dënuar gjatë mbajtjes së dënimeve alternative;
•    mbikëqyrjen dhe ndihmën ndaj kryerësve të varur nga droga, ose alkooli të cilët i nënshtrohen trajtimit të detyrueshëm rehabilitues i cili mbahet në liri;
•    mbikëqyrjen dhe ndihmën ndaj personave të dënuar të liruar me kusht;
•    Zhvillimi i programeve individuale të mbikëqyrjes;
•    Hartimin e raporteve për ekzekutimin e dënimeve alternative dhe personave te liruar me kusht nga burgu për Prokurorit, Gjykatat dhe Panelin për Lirim me Kusht;
•    udhëzimin dhe mbështetjen ndaj personave të dënuar në përfundim të dënimit të tyre;
•     mbajtjen e evidencave dhe regjistrave për ekzekutimin e masave dhe dënimeve alternative ne sistemin elektronik për menaxhimin e te dhënave;

Misioni i SHSK:

Bazuar ne veprimtarinë e SHSK dhe  përgjegjësitë ligjore, misioni i Shërbimit Sprovues është “Ngritja e vetëdijes shoqërore  duke bashkëpunuar me të gjitha organet e pushtetit shtetëror për humanizmin e ekzekutimit te dënimeve alternative , reduktimin  e krimit, zvogëlimi e shkallës së recidivizmit dhe rritjen e përgjithshme të sigurisë për shoqërinë tonë”.

Baza ligjore e SHSK

Bazën ligjore për punën e Shërbimit Sprovues të Kosovës e përbëjnë këto ligje:

Kodi Penal i Kosovës, Nr. 04/L-82, 20 prill 2012; Kodi i Procedurës Penale,Nr. 04/ L-123, 13 dhjetor 2012; Kodi i Drejtësisë për të Mitur, Nr. 03/L-193, 8 korrik 2010;  dhe Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Ligji Nr. 04/L-149,29 korrik 2013.

http://www.kuvendikosoves.org/?cid=1,191

Ndësa aktet nënligjore: Udhëzim Administrativ MD-Nr.01/2015 për kriteret dhe afatet kohore të përpilimit të raporteve dhe mbikëqyrjes së personave të liruar me kusht, është nënshkruar nga Ministri i Drejtësisë, 16.02.2015;

Standardet dhe Procedurat e Punës të SHSK-së, Nr. 19-2014, 01.04.2014.

http://www.md-ks.net/repository/docs/Udhezim_Administrativ_MD-Nr.01-2015.pdf

Struktura organizative:

Shërbimit Sprovues ka këto njësi themelore organizative, përmes së cilave kryen punët dhe detyrat ligjore:

1.    Zyra Qëndrore e Shërbimit Sprovues me seli në Prishtinë; dhe

2.    Zyret rajonale sprovuese.

Organizimi i brendshëm dhe sistematizimi i Shërbimit Sprovues dhe të zyrave rajonale sprovues rregullohet me Rregulloren QRK-NR.31/2013 për organizimin e brendshëm të Ministrisë së Drejtësisë, 10.12.2013. e miratuar nga Ministri i Drejtësisë.

http://www.md-ks.net/repository/docs/Rregullore_%28QRK%29_31-2013_%28shqip%29.pdf

Skema e organizimit të brendshëm te Shërbimit Sprovues të Kosovës


Shërbimi Sprovues i Republikës së Kosovës, anëtar i Organizatës Evropiane të Sprovimit (CEP)

Shërbimi Sprovues i Kosovës është pranuar më 31 janar 2011 në Organizatën Evropiane të Sprovimit (CEP), si anëtar i barabartë dhe me të drejta të plota.

Gjate këtij viti në bashkëpunim me Universitetin Publik të Prishtinës është publikuar puna e Shërbimit Sprovues - përmbledhje, “Sprovimi në Evropë – Kosovë”  në faqen zyrtare të CEP-it.

Probation in Europe Update - CEP Probation

Arkivi i Lajmeve

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31

Ministria e Drejtësisë në: